Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gramshi votoi 69%, tani ka salmonelë – Zgjidhja? Voto 90% për qeverinë!
👁4270
Nga Klodian Tomorri Gramshi votoi 69.68 për qind për qeverinë para dy javëve. Nëse do kishte votuar edhe çik më thellë akoma për qeverinë, sot nuk do ja u kishin helmuar kalamajtë me salmonelë nëpër kopshte. Koka bën, koka pëson. Digjet jorgani për 20 për qind gjë. Ja ata të diasporës që votuan 90 për qind. As kanë salmonelë, asgjë. Kështu që të mobilizohemi të gjithë së bashku, në Gramsh dhe kudo nëpër Shqipëri, që në zgjedhjet e ardhshme të votojmë 90 për qind qeverinë, që të shpëtojmë nga salmonela. Votoni miq, votoni. Po Jo, Po Jo.