Gramshi nuk është rasti i parë! Si u “spiunua” baza e Kuçovës dhe “Defender Europe 2021” një vit më parë

Gramshi nuk është rasti i parë! Si u “spiunua” baza e Kuçovës dhe “Defender Europe 2021” një vit më parë

Turistë, biznesmene apo spiunë? Ngjarjet ne Gramsh e Poliçan nuk përbëjnë të parën herë kur shtetas rusë e cekë i kushtojnë një vëmendje jo të zakontë objekteve ushtarake e uzinave të armëve në Shqipëri, e përpiqen të sigurojnë pamje të tyre. Vitin që shkoi, autoritetet shqiptare nisën të hetonin dy shtetas rusë e pesë çekë nën dyshimet për spiunazh ushtarak të kryer gjatë stërvitjes “Defender Europe 2021”. Asokohe u tha se çekët kishin qenë duke fotografuar bazën e NATO-s në Kuçovë, si dhe stërvitjet e trupave amerikane në Durrës. Dy shtetas rusë u vendosën po kështu nën hetim nga Prokuroria e Tiranës; njëri prej tyre, Vladislav Cherkasov, i cili kishte hyrë në vend në 12 maj të vitit të kaluar dhe me vete iu gjet...