Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një fuoristradë me tre pasagjerë ka dalë nga rruga. Të tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit për marrjen e ndihmës së parë, ndërsa pas stabilizimit të shëndetit, ata janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke siguruar nxjerrjen e të lënduarve dhe duke menaxhuar situatën e krijuar. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta dhe po hetohen nga autoritetet