Grafiti i Halvadanit ’Halvadani ka qenë këtu’Grafiti i Halvadanit

Grafiti i Halvadanit ’Halvadani ka qenë këtu’Grafiti i Halvadanit

Daut Dauti Grafiti i Halvadanit Grafiti më i vjetër që ekziston është ai i Halvadanit, i cili në shek. IX, duke gërryer në një pllakë të mermerit brenda Haja Sofisë, shkroi:’Halvadani ka qenë këtu’. Pra, është grafit 1100 vjet i vjetër dhe sot është ndër atraksionet turistike të Stambollit. Teksti është në gjuhën e vjetër norse kurse alfabeti është runik që është përdorur nga vikingët. Vikingët kanë qenë popull mjaft primitivë krahasuar me ata të Perandorisë Bizantine, por kishin alfabet. Halvadani besohet se ka qenë ushtar i njësisë ushtarake vikinge që quhej Varangianët. Këta luftëtarë kanë qenë në shërbim të perandorit bizantin që nga shek. IX duke e mbrojtur këtë perandori nga sulmet e katolikëve, sllavëve, arabëve dhe otomanëve. Historia shënon se Varangianët janë të...