Grabitja në 20 minuta e 6.3 miliardë dollarësh në ‘Binance’, FBI: U krye nga Koreja e Veriut

Grabitja në 20 minuta e 6.3 miliardë dollarësh në ‘Binance’, FBI: U krye nga Koreja e Veriut

SHBA-Hakerët kanë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë në kriptomonedha nga Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e tyre, ngjarje e ndodhur më 29 tetor. Lajmi për sulmin shkaktoi rënie të çmimeve të kriptomonedhave, ndërsa Binance pezulloi përkohësisht tërheqjen e fondeve dhe deklaroi se do të mbulojë të gjitha humbjet e përdoruesve. Sipas kompanive amerikane të analizës së të dhënave në blockchain, TRM Labs dhe Chainalysis, pjesa më e madhe e vjedhjes u krye brenda rreth 20 minutash. Hetimi paraprak tregoi se shkelja mund të ketë filluar nga një laptop i hakuar që i përkiste njërit prej inxhinierëve të platformës, duke u lejuar hakerëve të fitojnë akses në një nga sistemet e saj dhe të bëjnë tërheqje të paligjshme, sipas Binance.  Byroja Federale...