Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon tre hajdutët shqiptarë, njëri gjendet i vdekur tri ditë më pas, një tjetër në spital

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon tre hajdutët shqiptarë, njëri gjendet i vdekur tri ditë më pas, një tjetër në spital

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, i cili së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë akuzohen se kishte marrë pjesë në një grabitje shtëpie në Foria di Centola, u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në Limazzo, San Severino di Centola në Itali. I riu ishte zhdukur për më shumë se 48 orë, pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes. Kërkime intensive midis San Severinos dhe Forias: dronë dhe qen nuhatës gjithashtu ishin angazhuar në terren. Kërkimet ishin të koordinuara nga Karabinierët e Kompanisë Sapri. Gjithashtu, në vendngjarje ishin dhjetëra bashkatdhetarë të të riut dhe gruas së tij, të dy shqiptarë, të cilët kishin ruajtur zonën për orë të tëra me ankth në rritje. Vdekja me sa duket është shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri, e cila mund të jetë e armës së pronarit të vilës rreth orës 22:00...