Grabitja e ‘Raiffeisen’ zgjati 3 minuta! Autori ia mbathi me 60 mijë € ‘në xhep’…por nuk veproi i vetëm? (PISTAT)

Grabitja e ‘Raiffeisen’ zgjati 3 minuta! Autori ia mbathi me 60 mijë € ‘në xhep’…por nuk veproi i vetëm? (PISTAT)

pamje nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grabitja me armë zjarri e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 2 nëntor. Një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka kryer grabitjen, duke marrë rreth 60 mijë euro. Grabitja zgjati vetëm rreth tre minuta, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autori nuk ka vepruar i vetëm. Hetuesit kanë ngritur dyshime për përfshirjen e një personi tjetër, i cili mendohet se ka vëzhguar bankën përpara kryerjes së grabitjes. Sipas dyshimeve të hetuesve, autori kishte dijeni për vendndodhjen e saktë të parave, çka ka ngritur pikëpyetje në lidhje me mundësinë e ndihmës nga persona të tjerë. Megjithatë, deri...