Grabitja e 60 mijë eurove te ‘Raiffeisen Bank’, Robert Duka e mohon: Nuk jam unë
Robert Duka TIRANË-Robert Duka, autori i dyshuar për grabitjen e 60 mijë eurove në një filial të Raiffeisen Bank në Tiranë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Gjatë seancës gjyqësore Duka ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria. Sipas tij automjeti i identifikuar në pamjet e kamerave të sigurisë nuk përbën provë që e lidh atë me grabitjen. Ndërkohë, gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Para hetuesve pas arrestimit, 50-vjeçari ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se një pjesë të konsiderueshme të parave i ka humbur duke luajtur në kazino, ndërsa 6 mijë euro ua ka dhënë dy miqve në Vlorë për të shlyer borxhet. Ndërkohë...
Burimi:
zeri.ai