Grabiti në Raiffeisen Bank 60 mijë euro në 3 minuta, dyshime se autori u ndihmua nga “stafi”
Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm tre minuta. Ndërsa hetimet vijojnë, policia po verifikon disa pista, përfshirë dyshimet për bashkëpunëtorë të mundshëm brenda ose jashtë institucionit financiar. Sipas të dhënave të hetimit, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave në ambientet e bankës. Ky detaj ka ngritur dyshime për mundësinë e ndihmës nga persona të tjerë, madje edhe nga punonjës të institucionit. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që të konfirmojnë përfshirjen e ndonjë prej tyre. Një tjetër pistë që po shqyrtohet lidhet me një person të dyshuar se ka vëzhguar bankën përpara grabitjes. Hetuesit po verifikojnë rolin e tij, por ende nuk kanë...
Burimi:
ntv.al