Grabiti kasafortën e biznesit, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë, në kërkim bashkëpunëtori! Zbulohen tufa me lekë dhe…
Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka vjedhur një kasafortë me rreth 600 mijë lekë (të reja) dhe gjashtë aparate celularë në një dyqan rrobash në qytet. Ngjarja është denoncuar më 8 tetor 2026 nga menaxherja e dyqanit, i cili ndodhet në lagjen nr. 3 të Kavajës. Nga hetimet u bë i mundur identifikimi i dy personave të dyshuar për vjedhjen. Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi kasafortën e vjedhur, brenda së cilës ndodhej ende një sasi parash. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, rreth 30 vjeç, gjithashtu banues në Kavajë, është shpallur në kërkim.
Burimi:
javanews.al