Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Një grabitje me armë është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku objektiv ka qenë një filial i një banke të nivelit të dytë. Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e bankës me fytyrën të mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos identifikohej. Ai i është drejtuar arkëtares dhe, nën kërcënimin e armës, ia ka vendosur atë në kokë, duke e detyruar t’i dorëzonte paratë. Pas marrjes së shumës së parave, autori është drejtuar nga dalja e bankës, ku ka kërcënuar me armë edhe rojën e sigurisë, duke i drejtuar armën për ta mbajtur të palëvizur dhe për të mos e lejuar të reagonte. Më pas, grabitësi ka dalë nga banka, ka marrë një monopatinë dhe është larguar...