Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!
Policia katalanase ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për vjedhje në banesat e futbollistëve dhe personave të njohur në Katalonjë, kryesisht Barcelonë. Mes rasteve që u zbardhën nga hetimet janë edhe vjedhja në shtëpinë e lojtarit të Barcelonës, Joan García, si dhe përgatitjet për të sulmuar banesën e mbrojtësit francez Jules Kounde. Operacioni u zhvillua më 1 tetor në qytetin Gava, ndërsa lajmi u bë publik më 12 tetor. Në pranga ranë dy burra, 58 dhe 42 vjeç, si dhe një grua 46-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dy burrat janë dërguar në burg, ndërsa gruaja është lënë e lirë pas procedurave gjyqësore. Hetuesit i lidhin të dyshuarit me të paktën tetë vjedhje në zona të ndryshme të Katalonjës, që nga fillimi i vitit...
Burimi:
javanews.al