Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban
Google Maps ka përmirësuar informacionin për transportin urban në Tiranë, duke bërë të mundur gjurmimin në kohë reale të autobusëve të linjave. Kjo risi, u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Ky projekt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps. Këto ndryshime, jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm, por do të përdoren gjithashtu për menaxhimin e cilësisë së shërbimit, duke ndihmuar në optimizimin e operacioneve të transportit publik. Giz Albania po punon me partnerët shqiptarë...