Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gonzato: Ka ende shumë punë për të bërë në Reformën në Drejtësi, institucionet e pavarura të drejtësisë të vazhdojnë të punojnë
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në tryezën e diskutimit “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë të punojnë për Reformën në Drejtësi. “Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë, llogaridhënies dhe ka dhënë edhe një kontribut shumë të madh për ecurinë e mrekullueshme që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE. Ka ende shumë punë për të bërë...