Gonxhja: Trashëgimia kulturore jomateriale, pasuri e gjallë që përcillet brez pas brezi
Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vlerësoi bartësit e traditave shqiptare, të cilët ruajnë dhe përcjellin ndër breza vlerat e trashëgimisë kulturore kombëtare. Gonxhja theksoi rëndësinë e ruajtjes së kësaj pasurie të gjallë, duke përmendur iso-polifoninë, këngët me lahutë, vallet, mjeshtëritë artizanale dhe ritualet tradicionale. Sipas tij, mbrojtja e trashëgimisë kulturore jomateriale nis me njerëzit që e mbajnë gjallë dhe vijon përmes brezit të ri, i cili duhet t’i mësojë, t’i përjetojë dhe t’i përcjellë këto tradita në të ardhmen. Trashëgimia kulturore jomateriale përbën një element të rëndësishëm të kujtesës kolektive dhe identitetit shqiptar, duke pasqyruar vlerat, zakonet dhe traditat e trashëguara ndër breza./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com