Gonxhja: Skemë e posaçme financiare për artistët pas ndërprerjes së veprimtarisë skenike
19 September, 2026 - 22:30 Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka nisur konsultimin publik për projektligjin që parashikon trajtim të posaçëm financiar për artistët performues pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se nisma synon të krijojë, për herë të parë, një skemë të posaçme financiare për balerinët, valltarët, akrobatët, këngëtarët e operës dhe koristët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Sipas projektligjit, skema synon të garantojë vijimësinë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore deri në lindjen e së drejtës për pension, duke ofruar një trajtim financiar pas përfundimit të veprimtarisë artistike skenike. Nisma parashikon gjithashtu krijimin e mundësive për përfshirjen e talenteve të reja në institucionet kombëtare të artit, si dhe përcjelljen e përvojës profesionale të artistëve te brezat e...
Burimi:
kultplus.com