Gonxhja: Konispoli shpallet Ansambël Historik

Gonxhja: Konispoli shpallet Ansambël Historik

Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. “Ky vendim i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë”, shkroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një publikim në rrjetet sociale. Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë. Banesat e tij tradicionale, datojnë në shek. XIX-XX. Në të ka gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri dhe lagje me emra fisesh dhe vendbanimet antike në...