Gonxhja dënon dëmtimin e monumenteve të kulturës: Asnjë qëllim nuk justifikon shkatërrimin e trashëgimisë
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dënoi dëmtimin e godinave publike, mes tyre edhe monumenteve të kulturës të kategorive I dhe II, duke theksuar se asnjë pakënaqësi nuk justifikon dhunën dhe shkatërrimin e pasurisë së përbashkët. Gonxhja publikoi në rrjetet sociale pamje të dëmeve të shkaktuara, ku evidentohen xhama të thyer, dyer të shkatërruara dhe fasada të dëmtuara nga flakët. “Si Ministër përgjegjës për Kulturën, e dënoj pa asnjë rezervë këtë dhunë të verbër”, u shpreh Gonxhja. Ai theksoi se protestat janë një e drejtë demokratike, por kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me akte dhune dhe shkatërrimi. Gonxhja nënvizoi se godinat publike janë hapësira ku ofrohen shërbime për qytetarët, ndërsa monumentet e kulturës përfaqësojnë vlera historike që duhen ruajtur për brezat...
Burimi:
kultplus.com