Gogu reagon për protestat: Dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Qytetarët kanë nevojë për institucione që u qëndrojnë pranë

Gogu reagon për protestat: Dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Qytetarët kanë nevojë për institucione që u qëndrojnë pranë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar pas protestave të një dite më parë (18 tetor) duke deklaruar se dhuna nuk zgjidh asnjë problem, por vetëm shton dhembje. Gogu siguroi se Ministria e Drejtësisë do të vijojë punën për sigurimin e ndihmës juridike për personat që kanë nevojë dhe mbajtjen në funksion të shërbimet për qytetarët. “Janë ditë të vështira për Tiranën dhe për shumë familje shqiptare. Njerëz të lënduar, familje të shqetësuara, qytetarë që kanë përjetuar frikë e pasiguri. Uroj me gjithë zemër shërim të shpejtë për çdo polic, protestues apo qytetar që është lënduar. Pas gjithë asaj që kemi parë këto ditë, është e qartë se dhuna nuk zgjidh asnjë problem. Ajo u shton njerëzve vetëm dhimbje. Sot nis një javë e re....