Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gogla aspak të mëshirshme për ekipet shqiptare në Confence League, turi i tretë rezervon përballje të vështira për Egnatian, Vllazninë dhe Dinamon
Ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për turin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, dhe shorti i hedhur në Nyon nuk ka qenë aspak i lehtë për to. Në rast kualifikimi nga raundi i dytë, të gjitha skuadrat nga Shqipëria dhe trojet shqiptare do të kenë përballë emra të fortë dhe me përvojë ndërkombëtare, duke përforcuar ndjesinë se rruga drejt fazës së ligës do të jetë më e ashpër se kurrë. Vllaznia, e cila në turin e dytë përballet me islandezët e Vikingur, nëse kalon më tej do të sfidohet nga fituesi i çiftit mes HB Torshavn (Ishujt...