Goditje në ‘zemër’ të sigurisë amerikane, fiket rrjeti i NSA-së!
Një ndërprerje e rëndësishme teknologjike është raportuar në Shtetet e Bashkuara, këtë herë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA). Rrjeti i brendshëm i komunikimit të klasifikuar, i njohur si “NSA Net”, ka dalë jashtë funksionit, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun dhe ndikimin e këtij incidenti. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ky rrjet përdoret nga punonjësit e agjencisë për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përmasat e ndërprerjes dhe arsyet që çuan në daljen e tij jashtë funksionit. Deri në momentin e raportimit, nuk kishte prova që të tregonin se bëhej fjalë për një sulm kibernetik. Ndërkohë, NSA nuk kishte dhënë ende një koment zyrtar mbi situatën. Ngjarja vjen pas një serie ndërprerjesh dhe defektesh teknologjike të raportuara në SHBA gjatë ditëve...
Burimi:
ntv.al