Goditje e rëndë për PSG, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe do të mungojë për disa javë

Goditje e rëndë për PSG, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe do të mungojë për disa javë

19 Tetor 2026 8:30 Telesport PSG ka humbur një lojtar kyç para përballjes me Barcelona në Champions League. Nuno Mendes nuk do të jetë në dispozicion të Luis Enrique për ndeshjen që do të zhvillohet të martën në mbrëmje në “Parc des Princes”, një takim që i përket raundit të tretë të këtij kompeticioni. Mbrojtësi portugez pësoi dëmtimin gjatë fitores së PSG në transfertë ndaj Strasbourg, në kuadër të Ligue 1. Pasi hyri në lojë në minutën e 53-të, Mendes u detyrua të largohej nga fusha drejt fundit të ndeshjes, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes dhe duke i lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak. Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar shqetësimet fillestare: lojtari 24-vjeçar ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë...