Zhvillohet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ja fituesit në të gjitha disiplinat

Zhvillohet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ja fituesit në të gjitha disiplinat

15 Nëntor 2026 15:30 Telesport Eshtë zhvilluar të dielën paradite (15 nëntor) edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, një event që mblodhi rreth 5,500 garues nga e gjithë bota në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Maratona duhej të ishte zhvilluar në tetor, por u shty një muaj për shkak të protestave. Ata që triumfuan në këtë edicion jubilar ishin atletët shqiptarë, që dominuan në këtë garë. Për meshkuj, triumfoi Fatjon Konomi, ndërsa për femra vendin e parë e zuri Luiza Gega. Disiplina e gjysmë-maratonës (21 km) u fitua nga atletët Bledar Mesi dhe Redia Dauti. Ndërkohë, në kategorinë 10km, fituese për femra ishte Elizabeta Marku, ndërsa për meshkuj, vendin e parë e zuri Dmytro Didovdiuk. Një event që u zhvillua në një atmosferë mjaft të...