Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditje dhe kërcënime ndaj të moshuarit/ Policia shpall në kërkim dy autorët në Shkodër
Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikishte një 60-vjeçar për motive të dobëta. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit A. T., 50 vjeç, dhe F. A., 25 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikisht shtetasin Z. Rr., 60 vjeç, për motive të dobëta.