‘Goditja me plumb gome, donin të më vrisnin’, Goxhaj: Kallëzim në SPAK për Ramën, Demon, Hitajn e Ron Yeffet

‘Goditja me plumb gome, donin të më vrisnin’, Goxhaj: Kallëzim në SPAK për Ramën, Demon, Hitajn e Ron Yeffet

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim eleminimin e tij fizik, një projekt që sipas tij është ndërkombëtar. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Goxhaj tha se ka arritur në këtë përfundim pas konsultimeve me ekspertë amerikanë ushtarakë dhe mjekë, të cilët shton ai, kanë treguar se shënjëstrimi nuk ka qenë i rastësishëm. Për këtë ‘tentativë vrasjeje’, Goxhaj paralajmëron kallëzim në SPAK për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe izraelitin, Ron Yeffet. Avokati Goxhaj paralajmëroi gjithashtu se Shqipëria pritet të shkojë drejt një përplasjeje të re civile të paimagjinuar më parë, pasi Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. ‘Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po...