Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditja elektorale në Korçë, Genti Pere tërhiqet nga drejtimi i PD
👁6513
Korçë-PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka shënuar një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. E tillë është edhe në Korçë, me një diferencë me gati 22 mijë vota në rang qarku. Ndërkohë nga Partia Demokratike ka ardhur edhe dorëheqja e parë. Genti Pere, anëtar i Kryesisë së kësaj parti, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar dorëheqjen. Në të këtë status, gjithashtu ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij. “Moralisht dhe zyrtarisht, jap dorëheqjen nga pozicioni i anëtarit të Kryesisë së degës Korçë”, shkruan ai.