Goditja e trafikantëve/ Te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Goditja e trafikantëve/ Te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar mbi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë tregu prej rreth 411 milionë euro. SPAK ka firmosur urdhër-arreste për shtatë persona, mes tyre Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndreaj – pronar i disa bizneseve – si dhe Ilir Lloshi. Ndërkohë, Plarent Dervishaj, i akuzuar më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dhe Erion Alibej, i lidhur me disa atentate mafioze, janë njoftuar për akuzat në ambientet e...