Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditja e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, publikohen pamjet e operacionit në bashkëpunim me autoritetet finlandeze
👁13848
Janë publikuar pamje të momentit kur autoritetet shqiptare dhe finlandeze goditën një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar droge me bazë në Shqipëri dhe veprimtari në Finlandë. Në video shihen anëtarët e grupit kriminal teksa vendosen në pranga gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, një aksion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste në kuadër të këtij hetimi, nga të cilat janë ekzekutuar 9. Një prej të dyshuarve ndodhet në kërkim brenda territorit shqiptar, ndërsa një tjetër nuk gjendet aktualisht në vend dhe po bashkëpunohet me autoritetet partnere për lokalizimin e tij...