Goditi për vdekje bashkëshorten, burri vetëdorëzohet në polici. Dalin detajet e reja
Hysni Ramadan Patushi, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi, është vetëdorëzuar në polici. Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar paraditen e sotme në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, Patushi është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 5, ku është shoqëruar nga efektivët. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, kur policia u njoftua për një plagosje me mjet prerës brenda një banese. Në vendngjarje mbërriti urgjenca mjekësore, por Lumturie Patushi u gjet e pajetë. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se gruaja është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj. Pas ngjarjes, Patushi ishte larguar nga banesa, ndërsa policia kishte nisur kërkimet...
Burimi:
kohajone.com