Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë një 49 vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.“- njofton policia. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.