Goditi me mjete të forta gruan dhe theu masën “arrest në shtëpi”, pranga 49 vjeçarit

Goditi me mjete të forta gruan dhe theu masën “arrest në shtëpi”, pranga 49 vjeçarit

Theu masën e sigurisë, arrest në shtëpi pasi dhunoi me sende të forta bashkëshorten vihet në pranga një 49 vjeçar në Pogradec. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndaluar shtetasin:  P. F., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht. “ Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 22.05.2025, në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhunë në familje”, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij...
Burimi: Opinion.al