Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
👁2408
Një 48-vjeçar në Gjermani, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka përplasur një turmë, nga ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij. Ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet. Në Corriere, raportohet se dyshohet të ketë pasur një mosmarrëveshje midis çiftit për kujdestarinë e vajzës së tyre. Sakaq, nuk dihet për të lënduar të tjerë.