Goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit Nallbati

Goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit Nallbati

Policia në Korçë ka arrestuar Altin Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledjon Nallbati. Mbrëmjen e shkuar Altin Nallbati bashkë me të vëllanë, deputet i PD u përfshinë në një konflikt fizik me shoferin e kamionit të identifikuar si Sabri Dervishi. Përmes një njoftimi policia tha se 42-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. “Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 ,  në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në...
Burimi: Gijotina.com