Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditi me grusht Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte
Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një lokal në rrugën Bardhyl në Tiranë. Kështu, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin Sh.G. dhe për një vajzë 25-vjeçare me inciale A.P. Policia sqaron se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Pas debatit verbal në lokal me Genard Hajdinin dhe babain e tij, 40-vjeçari i goditi të dy me grusht. Ndërsa 25-vjeçarja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo për shkak se në momentin e sherrit, e reja ka qenë nën shoqërinë e 40-vjeçarit dhe gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka dhënë dëshmi kontradiktore, me qëllim për të shpëtuar të...