Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në përfundim të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, ku ai u shfaq në pamje duke goditur me grusht gjyqtarin anësor Ergys Spahiu. Përmes një reagimi publik, Xhaferi i ka kërkuar ndjesë arbitrit dhe familjes së tij, duke pranuar se veprimi i tij ishte i papranueshëm dhe nuk mund të justifikohet nga tensioni apo presioni i momentit. “Reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm”, shprehet Xhaferi, ndërsa thekson se çështja me arbitrin është sqaruar në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok. Presidenti i Vllaznisë ka kërkuar gjithashtu falje për publikun dhe familjet shqiptare që kanë parë pamjet e incidentit, duke nënvizuar se një sjellje e tillë nuk përfaqëson vlerat e tij. Megjithatë, Xhaferi ka deklaruar se kërkimfalja për...