Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike

Një operacion i madh kundër trafikut të drogës në Greqi ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe një shtetasi grek, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar mbi 347 kilogramë lëndë narkotike. Operacioni është zhvilluar më 7 tetor në disa zona të rajonit të Atikës, ndërsa detajet janë bërë publike nga Policia greke më 9 tetor. Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë dy shqiptarë, të moshave 44 dhe 23 vjeç, si dhe një shtetas grek 29-vjeçar. Hetimet e kryera nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar kanë zbuluar një vend që dyshohet se përdorej për magazinimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës. Gjatë ndërhyrjes në zonën verilindore të Atikës, policia ndaloi 44-vjeçarin shqiptar, të cilit iu gjetën 3 kilogramë e 215 gramë kokainë,...