Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafik armësh, arrestohet i riu në Morinë, kishte fshehur në makinë pistoletë dhe municion luftarak
Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri në Shqipëri. Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 28-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinë. Njoftimi: Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri. Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje...