Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës! Arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës. Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë. Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Kavajë, erdhi pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive. Gjatë veprimeve hetimore, u dokumentua plotësisht mënyra se si dy shtetaset C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një...