Goditet nga rrufeja në Pogradec, humb jetën 47-vjeçari, ngordhin edhe 20 bagëti

Goditet nga rrufeja në Pogradec, humb jetën 47-vjeçari, ngordhin edhe 20 bagëti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, 47-vjeçari L. Ç., i cili ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit, u godit nga rrufeja gjatë një moti të keq. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vend, shkruan A2 CNN. Nga goditja elektrike, kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta që po kullotnin afërsi të tij.