Goditet me raketë anija në Hormuz, nis hetimi për sulmin
Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar një zjarr brenda saj, sipas një deklarate nga Organizata Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO). Incidenti ndodhi dje në mbrëmje, rreth 40 milje detare në jug të ishullit iranian Laban, gjatë një periudhe tensioni të shtuar në zonën detare të Ngushticës së Hormuzit, ku janë regjistruar sulme të përsëritura ndaj anijeve tregtare. Sipas agjencisë britanike, e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ekuipazhi i anijes është i sigurt, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për ndikime mjedisore nga incidenti. As identiteti i anijes dhe as origjina e raketës nuk janë zbuluar, ndërsa të premten Omani njoftoi shpëtimin e 25 anëtarëve...
Burimi:
ntv.al