Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet grupi kriminal në Fier, 4 persona në pranga, sekuestrohen municione dhe drogë
👁10033
Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike është goditur në Fier. Policia vendore e Fierit dhe Prokuroria, në një konferencë për mediat, deklaruan se grupo vepronte në disa qytete të vendit, ndërsa grupi trafikonte armët edhe nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Në pranga kanë rënë 4 persona, që sipas prokurorit Elion Mustafaj, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Të arrestuarit janë Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi. “Mbanin armë zjarri për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete. Në disa raste armët siguroheshin edhe nga Kosova....