Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, policia zbulon si hynin në banesa ndërsa familjarët flinin

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, policia zbulon si hynin në banesa ndërsa familjarët flinin

Një operacion i karabinierëve italianë ka çuar në arrestimin e tre personave me origjinë shqiptare, të dyshuar për një seri vjedhjesh në banesa në disa qytete të rajonit Marche. Sipas autoriteteve italiane, grupi dyshohet se është përfshirë në 20 episode vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje, të regjistruara gjatë periudhës janar-prill 2026. Të arrestuarit janë të moshave 48, 38 dhe 36 vjeç. Hetimet kanë zbuluar se personat e dyshuar udhëtonin gjatë natës nga Silvi Marina, në rajonin e Abruzzos, drejt zonave të ndryshme të rajonit Marche, ku shënjestronin banesa private. Sipas karabinierëve, autorët dyshohet se hapnin vrima në dritare ose ndërhynin në mekanizmat e tyre për të hyrë në banesa, shpesh ndërsa familjarët ishin në gjumë. Ata merrnin kryesisht para dhe bizhuteri, përpara se të largoheshin nga...