Goditet grupi i drogës në veri/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina
Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është zbuluar dhe goditur nga Policia e Shkodrës. Operacioni u zhvillua në zonën e Malësisë së Madhe, ku shërbimet e Policisë ndërhynë në lagjen “Guraj”, duke ndaluar një automjet tip “Volkswagen Passat”, që drejtohej nga 25-vjeçari Elsid Ramci. Kontrollet në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve, Bujar dhe Naim Kukaj, çuan në zbulimin e 265.4 kilogramëve kanabis, të ndarë dhe të paketuar për t’u shitur e trafikuar. Në pranga përfunduan Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar Kukaj, 56 vjeç, dhe Naim Kukaj, 52 vjeç. Për Bujar Kukajn rëndon gjithashtu dyshimi për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pasi gjatë kontrolleve...
Burimi:
ntv.al