Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet baza e prostitucionit në Qerret/ Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 shqiptarë
Dy shtetase kineze, një 42-vjeçe dhe tjetra 41-vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës, shkruan A2 CNN. Po ashtu, nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200...