Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin
👁8544
Katër ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra të tre efektivëve të forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Alban Laçi, pasi dhunuan një qytetar gjatë momentit të shoqërimit në komisariatin nr.2 të kryeqytetit, duke e bërë për spital. Më konkretisht, bëhet fjalë për efektivët: Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja. Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja. Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja. Ata akuzohen për kryerjen e vepres penale...