Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva”/ Lubonja kundër projektit të restaurimit: Njësoj si të rindërtosh Koloseun siç ka qenë për një film me romakë
👁7567
Shkrimtari Fatos Lubonja është kundër projektit të konservimit dhe restaurimit të ish-Burgut të Spaçit, që nisi zbatim pak ditë më parë nën mbikqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore. Si ish i përndjekur politik, që vuajti dënimin në kampin burg të Spaçit, Lubonja shprehet se restaurimi monumentit të kulturës duhet të bëhet sipas një qasjeje arkeologjike, duke ruajtur strukturë aktuale të godinave. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Sara Hila, shkrimtari kujtoi “Planin e Menaxhimit të Burgut të Spaçit”, të miratuar në vitin 2024, ku theksohet se rrënojat dhe strukturat ekzistuese duhet të qëndrojnë në gjendjen që ndodhen. “Unë...