Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Godet policin dhe tenton të largohet/ Bie në prangat e policisë 30-vjeçari, iu gjet…
👁7765
Efektivët e Forcave Shqiponja kanë ndaluar një shtetas 30 vjecar pasi gjatë kontrollit të tij, iu gjet një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit, i riu ka tentuar të largohej duke goditur punonjësin e policisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. G, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi. Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, 30-vjeçari ka tentuar të largohet dhe ka goditur punonjësin e Policisë.”