No Image Available

Göbekli Tepe: A ka qenë tempulli më i vjetër në botë një observator astronomik?

Meqë është ndërtuar mijëra vjet përpara çdo gjëje tjetër që dimë në përmasa të ngjashme, Göbekli Tepe është një burim magjepsjeje për shumë njerëz. Spekulimet rreth qëllimit të kësaj strukture janë të shumta. Shumë prej tyre sugjerojnë se ai i ka shërbyer si një observator astronomik, dhe kjo duket sa e besueshme, aq edhe e paprovuar. Bota sapo po dilte nga Epoka Akullnajore e fundit kur u ndërtua Göbekli Tepe në Turqinë e sotme. Për më tepër, në atë kohë bujqësia mund të mos ishte shpikur ende, ndërsa qeramika me siguri që jo. E megjithatë, njerëzit gjysmë–nomadë arritën në njëfarë mënyre, të ndërtonin një strukturë prej guri që do t’i mahniste pasardhësit e tyre mijëra vjet më vonë, dhe që ka mbijetuar deri më sot....