Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjysmëfinale dramatike/ Barazim me 6 gola mes Barcelonës dhe Interit, finalisti vendoset në “San Siro”
👁10215
Barcelona dhe Inter kanë ofruar një përballje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League, e cila përfundoi me rezultatin spektakolar 3-3 në “Spotify Camp Nou”, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Milano. Zikaltrit befasuan menjëherë, duke kaluar në avantazh që në sekondën e 31-të të takimit. Denzel Dumfries asistoi për Marcus Thuram, i cili me një lëvizje të bukur individuale dhe një “finte” elegante, zhbllokoi rezultatin. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 21-të, vetë Dumfries dyfishoi avantazhin për Interin me një realizim akrobatik brenda zonës. Reagimi i katalanasve ishte...