“Gjyshja ka vdekur”, 14-vjeçari telefonoi Policinë pas krimit në familje
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Lumturi Patushit në Tiranë, për të cilën dyshohet bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Hysni Patushi. “Gjyshja ka vdekur”. Kjo ishte telefonata që mbërriti në sallën operative të Policisë së Tiranës dhe që vuri në lëvizje menjëherë shërbimet policore drejt një banese në zonën e Zogut të Zi. Kur efektivët mbërritën në adresën e dhënë, gjetën të vrarë me thikë një grua, e cila më pas u identifikua si 58-vjeçarja Lumturi Patushi. Sipas raportimeve, personi që njoftoi Policinë ishte nipi i saj 14-vjeçar. Në banesë ndodhej edhe vëllai i tij 8-vjeçar. Të dy fëmijët dyshohet se kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit mes gjyshërve të tyre. 14-vjeçari u ka treguar hetuesve se gjyshi i tij, Hysni Patushi, e ka...
Burimi:
ntv.al